Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 August 2026
Vizion fokus

U arrestua në Durrës ndërsa ndodhej në makinë me...

Makina del nga rruga në aksin në Thumanë-Borizanë, 62-vjeçari...

VIDEO/ Hidhet në erë makina e ushtarakut rus, ishte...

Mesazhe kërcënuese ndaj institucioneve shqiptare, mësohet se nga janë...

Vuçiç i përgjigjet Kroacisë: Zagrebi të vazhdojë punën me...

Zgjedhjet në Gjermani, AFD kryeson bindshëm në sondazhe

Sulm me thikë në shkollë në Gjermani, ish-i dashuri...

Kremlini rrëzon pretendimet e mediave perëndimore se Rusia mund...

5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për...

Rusia kërcënon Britaninë dhe Francën: Do të godasim objektet...

SHBA-ja dhe Rusia bisedojnë për misionet diplomatike

10 Prill 20:04

Delegacionet nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë takuar në Stamboll më 10 prill, për bisedime lidhur me rikthimin e funksionimit të ambasadave të tyre.

Ambasadat përkatëse të të dyja shteteve reduktuan stafin, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022.

Bisedimet, të dytat e këtij lloji, u mbajtën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, pasi mori detyrën në janar kërkoi përmirësimin e raporteve me Rusinë dhe njëkohësisht përfundimin e luftës në Ukrainë.

Uashingtoni ka rinovuar shqetësimet ndaj Rusisë mbi rregullat që ndalojnë stafin vendas të punojë në ambasadën e tij në Moskë, rregulla që Rusia i miratuar më 2021.

Në një deklaratë pas bisedimeve, Departamenti amerikan i Shtetit tha se delegacionet avancuan drejt formalizimit të një marrëveshjeje për qasjen në banka për diplomatët e të dyja shteteve, pavarësisht sanksioneve të SHBA-së ndaj Rusisë.

Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë bërë deklarata miqësore për njëri-tjetrin, por së fundi udhëheqësi amerikan ka shprehur zemërim me Kremlinin për shkak të përparimit të vogël të bërë në përpjekjet e Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ambasadori rus në SHBA, Alexander Darchiev, që mori pjesë në bisedime, tha për mediat shtetërore ruse se bisedimet u mbajtën “në një atmosferë pozitive”.

Ai deklaroi se palët janë pajtuar në “lehtësimin” e rregullave sa i përket lëvizjes së diplomatëve dhe lëshimit të vizave për të dërguarit e shteteve përkatëse.

“Pala ruse theksoi se prioritet është kthimi i shpejtë i pronës së patundshme diplomatike të konfiskuar nga autoritetet amerikane, prona që i përkasin Federatës Ruse”, tha ai, sipas agjencisë TASS.

Ai po ashtu citohet të ketë thënë se delegacioni rus ka kërkuar rinisjen e fluturimeve mes Moskës dhe Uashingtonit.

Paraprakisht, Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se bisedimet do të përqendroheshin vetëm në raportet dypalëshe SHBA-Rusi dhe në Stamboll nuk do të diskutohet për luftën në Ukrainë.

“Nuk ka asnjë çështje politike apo të sigurisë në agjendë, Ukraina nuk është në agjendë”, tha të martën zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce.

Që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët amerikanë dhe rusë janë përfshirë në bisedime për një sërë çështjesh, që nga negociatat mbi një armëpushim në Ukrainë, e deri te rikthimi i lidhjeve ekonomike dhe diplomatike.

Që nga nisja e luftës në Ukrainë, misionet diplomatike të të dyja shteteve operojnë me një numër të vogël të stafit për shkak të dëbimeve të diplomatëve./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Rusi SHBA-ja Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Makina del nga rruga në aksin në Thumanë-Borizanë, 62-vjeçari ndërron jetë në spital

më shumë...

VIDEO/ Hidhet në erë makina e ushtarakut rus, ishte duke udhëtuar me bashkëshorten

më shumë...

Princ Leka dhe Blerta Celibashi zbulojnë fotot e para familjare, me djalin e tyre Aleksandër

më shumë...

Fati kthehet në favorin e tyre, këto 3 shenja do të marrin vendime që do t’ju ndryshojnë jetën deri më 27 shtator

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:11

U arrestua në Durrës ndërsa ndodhej në...

5:57

Makina del nga rruga në aksin në...

5:44

VIDEO/ Hidhet në erë makina e ushtarakut...

5:40

Princ Leka dhe Blerta Celibashi zbulojnë fotot...

5:27

Mesazhe kërcënuese ndaj institucioneve shqiptare, mësohet se...

5:08

Fati kthehet në favorin e tyre, këto...

5:06

Vuçiç i përgjigjet Kroacisë: Zagrebi të vazhdojë...

4:44

Zgjedhjet në Gjermani, AFD kryeson bindshëm në...

4:42

Sulm me thikë në shkollë në Gjermani,...

4:31

Kremlini rrëzon pretendimet e mediave perëndimore se...

4:12

5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha...

4:11

Parashikimi i motit për ditën e premte,...

3:29

Kapet me armën gati për qitje, arrestohet...

3:20

Zjarri i madh përfshin grumbullin e mbeturinave...

3:06

Rusia kërcënon Britaninë dhe Francën: Do të...

3:03

I dënuar për masakrën e Srebrenicës, ndërron...

2:41

I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet...

2:25

Meta vendos kufizime për të miturit, 18...

2:19

Kreshnik Hajdari qëndron në detyrë, KAS lë...

1:56

Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej...
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.