Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 July 2025
Vizion fokus

Sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe...

Begaj nga Ohëri: Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut...

Irani është gati për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare...

Rikthehet paqja te Inter, dy lojtarët pajtohen me njëri-tjetrin

Kreu i inteligjencës së Ukrainës: Rusia po na vret...

U kap me doza kokaine, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në...

Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari në Shkodër,...

Arrihet marrëveshja, Franca njofton paktin për krijimin e shtetit...

Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, pronari i banesës...

Bie sistemi i policisë në Maqedoninë e Veriut, ndalohet...

SHBA-ja dhe BE-ja dënojnë vrasjet në Deçan

27 Nëntor 13:44

Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian kanë dënuar sulmin që ndodhi më 26 nëntor në Deçan, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri u vranë tri persona dhe u plagos edhe një tjetër.

Nga sulmi me armë zjarri në drejtim të një autobusi që po bartte nxënës në relacionin Gjakovë-Deçan, vdiq shoferi i autobusit dhe dy nxënës, ndërsa mbeti i plagosur edhe një nxënës. Sulmi ndodhi në fshatin Gllogjan të Deçanit.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“I shokuar nga sulmi i dhunshëm ndaj nxënësve në Gllogjan. Autoritetet po punojnë që të sjellin autorët e krimit para drejtësisë së më parë. Ngushëllime të thella për familjet e viktimave dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarit”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkaq në reagimin që ka bërë Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, është thënë që shpresojnë se i dyshuari të sillet sa më shpejt para drejtësisë.

“Të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar nga sulmi i neveritshëm drejt autobusit të nxënësve. Bashkimi Evropian në Kosovë shpreson se keqbërësi do të sillet shpejt para drejtësisë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne urojmë shërim të shpejt për të plagosurin”, tha Zyra e BE-së përmes një postimi në Twitter.

Më 27 nëntor, Naim Sahiti, zëdhënës i Spitalit të Pejës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se i plagosuri është operuar dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.

“I është hequr plumbi gjatë orëve të mbrëmjes (më 26 nëntor). Tash është gjatë procesit të trajtimit pas-operativ, por gjendja e tij është shumë e mirë”, tha Sahiti.

Mbrëmjen e 26 nëntorit, kryeprokurori Blerim Isufaj ka thënë para mediave se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista, porse ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë thirrje që kushdo që ka informata për ngjarjen, të bashkëpunojë me autoritetet, në mënyrë që kryesi i veprës të dalë sa më shpejt para drejtësisë./R.E.L

Posted Under:
Kronike Kryesoret Rajoni
Tagged:
BE Deçan SHBA vrasje

Nga e njëjta kategori

Begaj nga Ohëri: Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona

më shumë...

U kap me doza kokaine, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

më shumë...

Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari në Shkodër, çfarë dyshohet

më shumë...

Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, pronari i banesës përfundon në spital

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:09

Sërish sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, 2 të...

9:56

Begaj nga Ohëri: Faktori shqiptar në Maqedoninë...

9:48

Irani është gati për të bashkëpunuar me...

9:36

Rikthehet paqja te Inter, dy lojtarët pajtohen...

8:59

Kreu i inteligjencës së Ukrainës: Rusia po...

8:42

U kap me doza kokaine, arrestohet 24-vjeçari...

8:06

Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari...

8:02

Aktivitetet që duhet të bëni çdo ditë...

7:31

Arrihet marrëveshja, Franca njofton paktin për krijimin...

6:40

Shpërthen bombola e gazit në Shkodër, pronari...

6:29

Bie sistemi i policisë në Maqedoninë e...

5:45

Osmani: Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më...

5:16

Përkeqësohet situata në Parkun Kombëtar të Lurës,...

5:06

A po ju sëmur kondicioneri? Si të...

4:52

Tarifat amerikane kundrejt produkteve evropiane! Meloni: Të...

4:28

Trump vendos tarifa 30% për importet nga...

4:24

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani...

4:22

Makinat përplasen kokë më kokë në Bulqizë,...

4:13

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori,...

4:03

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

Më të klikuarat

  • Gjendet i pajetë në një dhomë hoteli në Golem ish-ambasdori...
  • Gjendet pa jetë brenda në makinë 50-vjeçari në Shkodër, çfar...
  • “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështiR...
  • Foto ilustruese Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën...
  • Përplasi për vdekje dy persona, arrestohet pas një viti 40-v...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services