Tensioni mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit ka arritur në kulmin e tyre. Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai iranian, Hasan Ruhani, kanë lëshuar kërcënime ndaj njeri-tjetrit. Në një postim në Twitter shefi i shtëpisë se bardhe tha se Irani do të vuajë pasoja si ato që nuk ka parë asnjëherë në histori nëse kërcënon SHBA.

 

“Drejtuar presidentit Ruhani, mos kërcënoni kurrë më  SHBA kurrë, ose do të vuani pasojat që historia nuk ka parë kurrë më pare.”

 

Presidenti iranian Hasan Ruhani paralajmëroi të dielën presidentin amerikan Donald Trump lidhur me politikat armiqësore kundër Teheranit, duke thënë se Amerika duhet ta dijë se lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave.

 

“Nuk duhet të luani me bishtin e luanit, sepse do të pendohet, Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e çdo paqeje dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave.”

 

Irani po përballet me rritjen e presionit dhe sanksione të ashpra pas vendimit të Trump për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore.

 

Uashingtoni tani do të rivendosë sanksionet, pavarësisht kundërshtive nga Britania e Madhe, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania, që kanë nënshkruar marrëveshjen e 2015.

 

Edhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, tha se regjimi iranian i ngjason më shumë mafias se sa një qeverie. Duke folur para një grupi iraniano-amerikanësh në Kaliforni, Pompeo denoncoi Rouhanin dhe ministrin e jashtëm, Javad Zarif, që negociuan marrëveshjen bërthamore.

 

Nga ana tjetër Teherani insiston se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor dhe respektimi i marrëveshjes është verifikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *