“Boy in Box” (djali në kuti)  më në fund ka një emër.

Gjashtëdhjetë e pesë vjet pasi trupi i pajetë i një fëmije u gjet në një kuti kartoni në Filadelfia, policia ka arritur t’i japë një emër dhe të zgjidhë një rast të mjaft te ndjeshem që ka shqetësuar nder breza banorët e qytetit më të madh të Pensilvanisë.

 

Ai quhej Joseph Augustus Zarelli dhe lindi në vitin 1953: trupi i tij i copëtuar u gjet në një kuti në vitin 1957. Duke e zbuluar emrin e tij për publikun, autoritetet amerikane tani shpresojnë të gjejnë vrasësin e tij.

 

“Kur njerëzit mendojnë për djalin në kuti, njeriu ndjen trishtim të thellë, jo vetëm sepse një djalë është vrarë, por për shkak se identiteti i tij nuk dihej. Pra, vrasja më e vjetër e pazbardhur e qytetit, e cila ka “përndjekur këtë komunitet, Departamentin e Policisë së Filadelfias, kombin tonë dhe botën” për më shumë se gjashtë dekada, ka tashme një pjesë të së vërtetës, tha Danielle Outlaw, Komisionerja e Policisë së Filadelfias .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *