E martë, 22 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA, identifikohet i arrestuari për pakot me eksplozivë

Identifikohet personi i arrestuar nga FBI, këtë të premte si autori i dyshuar i shpërndarjes së bombave te disa figura të larta politike në SHBA.

 

Sipas mediave amerikane i arrestuari në Florida, është Cesar Sayoc 56 vjeç. Ndër të tjera bëhet me dije se 56-vjeçari ka një të kaluar kriminale.

 

Reklamë

Ndërkohë në lidhje me të arrestuarin ka reaguar dhe Presidenti Trump, i cili I ka quajtur mjetet shpërthyese të dërguara “aktet terrorizuese”.

 

“Këto akte terrorizuese janë të neveritshme dhe nuk kanë vend në vendin tone. Ne kurrë nuk duhet të lejojmë që dhuna politike të zërë rrënjë në Amerikë, nuk mund ta lejojë ndodhë kjo, unë jam i vendosur të bëj gjithçka si President për ta ndaluar atë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë