E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Video · Politikë

SHBA i ndaloi hyrjen Berishës/ PS kujton viktimat e “21 Janarit”dhe “Gërdecit”

Reagon Partia Socialiste për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

 

Reagimi i parë erdhi nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, që përshëndeti vendimin, duke shpërndarë njoftimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

 

Reklamë

“Përshëndes vendimin e Shteteve të Bashkura të Amerikës???????????????????? ndaj Sali Berishës.”

 

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Erion Braçe kujtoi viktimat e “21 Janarit” dhe “Gërdecit”.

 

“SHBA-të i ndalojnë hyrjen në vend “familjes”! Berisha dhe familja e tij ndalohen për shkak të korrupsionit dhe luftës ndaj demokracisë! Në këtë moment të vetmit që më vijnë në mendje janë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika të pushkatuar për të mbrojtur korrupsionin e familjes; 26 të vrarët nga shpërthimi i korrupsionit të familjes në Gërdec!”

 

 

Më shumë video

Reklamë