Subscribe

Vota për koalicionin “Bashkë Fitojmë” është votë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Qytetarëve të Matit dhe Klosit kryesocialisti Edi Rama u tha se maskën e korrupsionit ish kryeministrit Sali Berisha ia çorri Amerika.

EDI RAMA

KRYETAR I PS

Dhe sot që ajo maskë është çjerrë jo nga ne por është çjerrë nga aleati më i madh strategjik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë, SHBA, dhe është bërë një maskë e papërdorshme dhe e padëshiruar, jo vetëm në SHBA, por në gjithë Europën, është e pa konceptueshme dhe është e pakuptueshme sesi ka akoma njerëz të cilët i japin besim, i japin votë. Shqiptarët nuk mund dot që me votën e tyre t’i kthejnë kurrizin aleatëve dhe partnerëve, në emër të asgjëje dhe askujt.

 

Kandidatët e Sali Berishës i quajti parazitë që duan të përfitojnë nga pushteti dhe jo të zhvillojnë bashkitë ku ata kërkojnë fitoren.

 

EDI RAMA

KRYETAR I PS

Ata unë nuk i quaj, ata janë thjeshtë parazitë që i shkojnë mbrapa për pushtet. Unë ju siguroj dhe i siguroj atë që të gjithë ata që e kanë përfaqësuar atë të djathtë, të gjithë ata që kanë pasur lidhjet e tyre me monarkinë apo kanë pasur lidhjet e tyre me lëvizje jo komuniste, por patriotike do të rrotullohen në varr kur nipërit, mbesat, stërnipërit, stërmbesat e tyre të shkojnë të japin votën e tyre për një forcë që drejtohet nga një individ, të cilit aleatët tanë strategjikë i kanë vënë kryq.

 

Për qarkun e Dibrës, Edi Rama u  premtoi qytetarëve investime të shtuara për ta shndërruar në motorr të ekonomisë, kryesisht të turizmit.

 

Takime kryetari i socialistëve pati edhe me mjekë dhe infermierë të Matit dhe Klosit për angazhimin e qeverisë për rritjen e rrogave deri në Prillin e vitit të ardhshëm.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *