Presidenti Barak Obama do te qëndroje kete te marte ne Dallas per te marre pjese ne homazhet per pese policet e vrare javën e kaluar ne nje sulm hakmarrës pas ngjarjeve te fundit ku u përfshinë agjente te forcave te rendit. Obama shoqërohet nga zv/presidenti Xho Bajden, por edhe paraardhësi i tij, Xhorxh W. Bush. Sipas zedhenesit te Shtëpisë se Bardhe, Obama pritet te mbaje nje fjalim te shkurtër, por frymëzues, duke dënuar edhe njëherë me force ngjarjen dhe shprehur solidaritetin jo vetëm me familjet e agjenteve te vrare, por per gjithë forcat e rendit. Ndërkohe nje tjetër ngjarje e rende është shënuar ne Miçigan, ketë here brenda nje gjykate, ku kane mbetur te vrare tre persona. Sipas burimeve policore, nje i paraburgosur i ka marre armen njërin prej shoqëruesve te tij, duke e qëlluar ate dhe nje agjent tjetër per vdekje. Agresori është qëlluar menjëherë per vdekje nga forcat e rendit. Episode e fundit kane rikthyer edhe njëherë ne qendër te vëmendjes debatin per përdorimin e armeve ne SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *