SHBA hedh 36 tonë bomba në ishullin e “pushtuar” nga ISIS/ VIDEO

Forcat ajrore amerikane bombarduan me 36 tonë bomba të komanduara me laser një ishull në Irak që drejtohej nga ISIS.
Mediat e huaja raportojnë se avionët F-15 dhe F35 bombaduan ishullin Qanus, I cili pozicionohet mes lumit Tigër në Irakun qendror me qëllim shkatërrimin e të gjitha bazave që drejtoheshin nga ISIS.
Pas bombardimit në zonë u dërguan trupat e batalionit të forcave special irakiene, të cilat spastruan zonën.
Ishulli Qanus prej kohësh ishte kthyer në një bazë të luftëtarëve të ISIS dhe shërbente si pikë lidhje me Sirinë.
“Me këtë operacion i mohuam mundësinë pjesëtarëve të ISIS që të fshihen në ishull”, tha Gjeneral Major Eric T. Hill, komandant i operacionit të përbashkët me forcat irakiane.
Sipas një raporti që iu dorëzua Organizatës së Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar, ISIS ka në radhët e veta ende 30 000 luftëtarë dhe një pasuri prej 300 milionë dollarësh.
VIDEO: Here’s what it looks like when @USAFCENT #F15 and #F35 jets drop 36,000 Kg of bombs on a Daesh infested island. 🛩💥 هكذا تبدوا الجزيرة الموبوءة بداعش بعد أن أسقطت عليها الطائرات المقاتلة #أف-15 و #أف-35 36,000 كغم من الذخيرة pic.twitter.com/2v6FAEL9Rn
— OIR Spokesperson (@OIRSpox) September 10, 2019




