E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

SHBA, goli i parë për Jahmir Hykën

Goli i pare për Jahmir Hyken ne kampionatin amerikan te futbollit. Ne javën e 6, mesfushori kuqezi i dha një pike mjaft te vlefshme skuadrës se tij San Hoze Erdhkuiks ne minutat shtese. Skuadra e futbollistit shqiptar barazoi 1-1 ne shtëpi me Dallas me këta te fundit qe gjeten te paret rrjetën ne minutën e 78.

 

Por ne minutën e katër te shtesës, atëherë kur dukej se kishte përfunduar gjithçka ne favor te miqve, ishte pikërisht Hyka qe ktheu gjithçka ne baraspeshe. 29-vjeçari, i cili erdhi ne kampionatin amerikan nga Lucerna luajti për gjate gjithë takimit ne këtë ndeshje. Ne renditjen provizore Sah Hoze mban vendin e peste ne konferencën e perëndimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë