Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Detaje/ Plagosja me thikë në Korçë, ja si nisi...

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit përmes...

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO, ja çfarë...

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston e një...

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit të Boko...

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për të pastruar...

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi me Mitsotakis...

Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek...

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

20 Mars 17:29

Shtetet e Bashkuara ndërmorën një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorura për sulme, mes tyre dhe ajo e Homeland Justice, grup hakerash që kanë kryer disa sulme kibernetike drejt infrastrukturës shtetërore shqiptare.

Përmes një njoftimi zyrtar, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike shprehet se ky veprim është një hap i rëndësishëm në goditjen e këtyre aktiviteteve dhe konfirmon angazhimin e përbashkët për t’u përballur me sulmet kibernetike të sponsorizuara.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vlerëson vendimin e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sekuestrimin e domeneve të përdorura nga aktorë shtetërorë iranianë për kryerjen e sulmeve kibernetike dhe shpërndarjen e të dhënave sensitive që lidhen me infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit.

Ky veprim është një hap i rëndësishëm në goditjen e këtyre aktiviteteve dhe konfirmon angazhimin e përbashkët për t’u përballur me sulmet kibernetike të sponsorizuara. Platforma “Homeland Justice” është përdorur si një nga mjetet për realizimin e këtyre sulmeve, përfshirë edhe ato ndaj sistemeve digjitale në Shqipëri, me synim destabilizimin e sistemeve dhe cënimin e sigurisë kombëtare. Nga viti 2022 deri në vitin 2026, janë regjistruar 9 sulme kibernetike të lidhura me këta aktorë, ndërkohë që janë parandaluar me sukses nga AKSK mijëra tentativa të tjera për sulme ndaj sistemeve në vend.

Republika e Shqipërisë ka mbajtur një qëndrim të qartë dhe të vendosur ndaj këtyre aktiviteteve, duke e shpallur Iranin si shtet sponsor të terrorizmit, në përgjigje të sulmeve kibernetike dhe veprimeve armiqësore të ndërmarra kundër vendit tonë.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rolin e tyre në rritjen e kapaciteteve për të përballuar kërcënimet kibernetike që prekin vendin tonë. Partneriteti strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara mbetet thelbësor për forcimin e sigurisë dhe përballimin e këtyre kërcënimeve në mënyrë të koordinuar.

AKSK mbetet i angazhuar për të forcuar më tej kapacitetet mbrojtëse dhe për të garantuar një mjedis digjital të sigurt për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kronike Vendi
Tagged:
SHBA Shqipëri Sulme Kibernetike Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Detaje/ Plagosja me thikë në Korçë, ja si nisi konflikti mes të rinjve! 15-vjeçari u godit tri herë

më shumë...

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

më shumë...

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit përmes bllokadës detare

më shumë...

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO, ja çfarë diskutuan

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:13

Detaje/ Plagosja me thikë në Korçë, ja...

10:50

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

10:13

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të...

10:06

Këto shenja Horoskopi hyjnë në një fazë...

10:00

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO,...

9:49

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston...

9:44

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur stërviteni...

9:34

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit...

9:15

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për...

9:02

SHBA reagon pas vizitës në Kosovë të...

8:57

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi...

8:55

Si po ndikon ndërprerja e internetit në...

8:40

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

8:30

Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice”...

8:24

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së...

8:06

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit...

7:51

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep...

7:28

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet...

7:13

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet...

7:13

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

Më të klikuarat

  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jon...
  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep detaje mbi ngjarjen!...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.