SHBA po raporton një rritje të frikshme të numrit të viktimave dhe personave të prekur nga Covid19. Të mërkurën shifra e atyre qe kanë humbur jetën deri më tani i kaloi 5100, mes tyre edhe një foshnje. Më shumë se 210 mijë amerikanë janë prekur nga sëmundja.

 

Presidenti Donald Trump paralajmëroi se ditë më të vështira e presin Amerikën.

 

DONALD TRUMP

 

PRESIDENT I SHBA

 

“Ditë të vështira e presin kombin tonë. Do të kemi disa javë, duke filluar tani, por sidomos tani, do të përballemi me ditë që do të jenë të tmerrshme”

New Yorku është tashmë epiqendra e koronavirusit në SHBA. Kryetari i bashkisë Bill De Blasio, tha për mediat se është në diskutim me hotelet për t’i kthyer në spitale të përkohshme.

 

Pavarësisht masave për izolimin e miliona personave, ekspertët mjekësorë të Shtëpisë së Bardhë kanë parashikuar se rreth 240,000 njerëz mund të vdesin nga koronavirusi.

 

Por ndërsa Covid19 rritet frikshëm në SHBA, kartelet e drogës janë përpjekur ta shfrytëzojnë në maksimum situatën. Gjatë konferencës për shtyp, presidenti Trump njoftoi nisjen e operacionit më të madh në Oqeanin Paqësor dhe Detin e Karaibeve për të luftuar trafikun.

 

DONALD TRUMP


PRESIDENT I SHBA

 

“Ne nuk duhet të lejojmë që kartelet e drogës të shfrytëzojnë pandeminë për të kërcënuar jetën e Amerikës. Në bashkëpunim me 22 vende partnere, Komanda Jugore e SHBA do të rrisë mbikëqyrjen, shkatërrimin dhe konfiskimin e dërgesave të drogës dhe do të sigurojë mbështetje shtesë të cilat po rriten me një ritëm rekord”.

 

Në këtë operacion janë vënë në gatishmëri forcat e marinës, anijet luftarake, avionë dhe helikopterë të Forcave ajore si dhe shërbimet sekrete.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *