Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u takua me ministrin e jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba në kufirin me Poloninë ku përsëriti edhe njëherë mbështetjen e Uashingtonit për Ukrainën.

 

“E gjithë bota është me Ukrainën, kemi parë një mbështetje të jashtëzakonshme në të gjthë botën, kundër agresonit rus, kundër luftës, kundër asaj që po ndodh ccdo ditë e cdcdo minutë ndaj qytetarëve urkainas.”

 

Ministri i jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba nënvizoi nevojën për një përgjigje të fortë ndërkombëtare ndaj veprimeve të Rusisë.

 

“Diskutuam për armët, sanksionet si dhe izolimin e Rusisë në arenën ndërokmbëtare. Ukraina do ta fitojë këtë luftë me ccdo kusht sepse kjo është lufta e njerëzve për tokën e tyre, ne jemi në të drejtën tonë.”

 

Mbrëmjen e te shtunës, presidenti Volodymyr Zelensky, iu drejtua ligjvënësve amerikanë me kërkesën që Shtetet e Bashkuara të dërgojnë më shumë avionë për ushtrinë e tij dhe të ndërpresin importet e naftës ruse. Ai sërish kërkoi që NATO të krijojë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *