Pas disa ultimatumeve dhe kërcënimeve, SHBA zbut tonet ndaj Koresë se Veriut. Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson është shprehur  se Uashingtoni është i gatshëm të bisedoje me vendin komunist, por ai duhet të heqë dorë nga armët bërthamore. Tillerson theksoi se SHBA nuk kërkon ndryshim të regjimit dhe as të dërgojë ushtrinë në kufirin me Korenë e Veriut, por lëshimi i raketave balistike është i papranueshëm.

 

“Ne nuk jemi armiku yt, ne nuk jemi kërcënimi juaj, por ju paraqisni një rrezik për ne dhe ne duhet t’i përgjigjemi. Ne do të dëshirojmë të ulemi të bisedojmë dhe të kemi një dialog për të ardhmen.”

 

Ndër çështjet e tjera që sekretari i shtetit preku gjate konferencës se shtypit, ishin edhe lufta kundër ISIS situata ne Iran, si dhe përpjekjet për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainën Lindore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *