E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA: Gati të bashkëpunojmë për hetimin e çdo zyrtari

Ilustrim · Vizion Plus

Shtetet e Bashkuara janë gati te bashkëpunojnë për hetimin e çdo zyrtari te korruptuar qofte ky edhe ish-prokurori i përgjithshëm. Vizion Plus ju drejtua selisë diplomatike amerikane ne Tirane, nëse ka mbërritur ndonjë kërkesë nga organi i akuzës për informacionet mbi te cilat flet Departamenti Amerikan i Shtetit  lidhur me Adriatik Llallen. David Muniz, i ngarkuari me pune i ambasadës dha këtë përgjigje:

 

“Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikës është gati te bashkëpunojë me çdo hetim te zyrtareve te larte te korruptuar”.

 

Kjo tregon edhe njëherë vendosmërinë e Uashingtonit për te luftuar korrupsionin, e mbi te gjitha rastet ku janë te përfshirë “peshqit e mëdhenj”.

 

Departamenti amerikan i shtetit e shpalli pak dite me pare si person te padëshiruar Adriatik Llallen dhe familjaret e tij, duke i ndaluar hyrjen ne Shtetet e Bashkuar te Amerikës. Ky vendim i firmosur nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, erdhi pas informacioneve te mbledhura, sipas te cilave Llalla ishte i përfshirë ne korrupsion gjate kohës qe ushtronte detyrën e Prokurorit te Përgjithshëm.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh