50 shtetet amerikane po përgatiten për shpërndarjen e një vaksine të mundshme të koronavirusit, nga fundi i muajit tetor.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u ka kërkuar zyrtarëve të shëndetit publik që të marrin masat në përmbushjen e këtij plani ndërsa vaksinat do të shpërndahen fillimisht për punonjësit e kujdesit shëndetësor, sigurimit kombëtar dhe banorët e stafin e azileve.

Kritikët shprehen se koha e zhvillimit të një vaksine ka marrë rëndësi politike pasi  Presidenti Donald Trump kërkon rizgjedhjen më 3 nëntor. Ndërsa rivali i tij politik, Joe Biden e ka sulmuar ashpër kreun e shtëpisë së bardhë se nuk ka asnjë strategji reale për të luftuar sëmundjen apo për të hapur shkollat.

 

JOE BIDEN

KANDIDAT PER PRESIDENT, SHBA

“Mbrojtja e studentëve, mësimdhënësve, komuniteteve  që të hapin shkollat në mënyrë të sigurt dhe efektive, është një emergjencë kombëtare. Presidenti Trump nuk ka ende një plan real për këtë, nuk po ofron asgjë përveçse dështim dhe zhgënjim. Miliona nxënës e studentë po fillojnë vitin e ri shkollor dhe akademik, njësoj siç mbyllën të kaluarin, në shtëpi. Zoti President ku je, ku je, pse nuk po punon për këtë? ”

 

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive Anthony Fauci ka deklaruar se bazuar në nivelin e pjesëmarrjes së pacientëve në provat e vaksinave, mund të ketë të dhëna të mjaftueshme klinike për të ditur deri në nëntor ose dhjetor nëse një nga vaksinat është e sigurt dhe efektive.

Kompanitë farmaceutike Moderna, AstraZeneca  dhe Pfizer udhëheqin garën për të prodhuar një vaksinë kundër Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *