E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA gati për testimin masiv të popullatës/ Trump: Nuk do të jetë aspak problem

Mandatory Credit: Photo by Evan Vucci/AP/Shutterstock (10358411u) President Donald Trump talks to reporters on the South Lawn of the White House, in Washington, as he prepares to leave Washington for his annual August holiday at his New Jersey golf club Trump, Washington, USA - 09 Aug 2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një plan që të testojnë masivisht popullatën me qëllim që hapja të jetë më e sigurtë dhe të ringrihet ekonomia.

Gjatë një konference për mediat nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Donald Trump deklaroi se është gati të ndjekë këtë plan.

“Të gjitha pjesët e vendit janë në gjendje të mirë, ose duke u përmirësuar. Në të gjitha rastet duke u përmirësuar. Testimi nuk do të jetë aspak problem. Ka një dëshirë të madhe për rihapjen e vendit tonë. Disa prej jush duhet të mendoni rreth hapjes së shkollave sepse shumë njerëz duan hapjen e shkollave.”

Nga ana tjetër, ai nuk la pa “thumbuar” edhe një herë Kinën për gjithë këtë histori. Trump nuk u shpreh i kënaqur me menaxhimin që Kina i bëri situatës, pasi sipas tij, ajo duhet ta kishte ndaluar virusin në burim.

“Askush përveç një vendi nuk mund të jetë përgjegjës për atë që ndodhi.”

Vazhdo të lexosh