E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 29 minuta më parë
Bota

SHBA gati për dialog me Korenë e Veriut

Shtetet e Bashkuara thanë se “janë gati për t’u angazhuar në bisedime konstruktive” me Korenë e Veriut.

Stephen Biegun, përfaqësues i posaçëm i SHBA-së për Korenë e Veriut, tha se SHBA-ja është e gatshme për bisedime, për të bërë përparim drejt përmbushjes së angazhimeve për denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un, janë takuar në Singapor në qershor të vitit të kaluar dhe janë zotuar për çarmatosjen bërthmaore të Gadishullit Korean, por detaje për realizimin e këtij plani nuk janë dhënë.

Një takim tjetër mes palëve, në shkurt të këtij viti në Hanoi, ka përfunduar pa marrëveshje.

Reklamë

Këtë fundjavë, Trump do të vizitojë Korenë e Jugut.

Biegun tha se takimi i Trumpit me udhëheqësit jugkoreanë “do të jetë një mundësi e rëndësishme për paqe dhe prosperitet” në Gadishullin Korean.

Vazhdo të lexosh

Reklamë