Efekti Komei, pra vendimi i drejtorit te FBI-se per te informuar kongresin ne lidhje me daljen ne drite te e-maileve te reja qe mund te implikojnë Hilari Klinton, ka ndikuar ne uljen e avantazhit te demokrates perballe rivalit te saj Donald Trump ne ditet e fundit përpara zgjedhjeve te se martes se ardhshme. Klinton shfaqet disi e shqetësuar, duke qene se ka nisur te shpenzoje per spote elektorale ne shtete qe me pare i kishte injoruar si te sigurta, si Kolorado, Michigan, Nju Meksiko, Virxhinia e Uiskonsin. Lajmi i mire per Klinton eshte se mbetet ne avantazh, ndërsa lajmi i keq eshte se ky avantazhi eshte i papërfillshëm nese merret parasysh marzhi i gabimit ne sondazhe. Rruga e Tramp drejt fitoret duket me e vështirë, pasi kalon përmes shteteve qe historikisht kane qene fushëbetejat kryesore ne historinë e presidencialeve amerikane, edhe si shtetet me me shume vota elektorale, Ohajo, Pensilvani, Karoline e Veriut dhe Florida. Sipas eksperteve te sondazheve, shanset per nje fitore te Hilarit kane zbritur ne 69 perqind nga 86 qe ishin dy jave me pare. Ne baze te sistemit zgjedhore amerikan per te fituar, nje kandidati i duhet te marre te pakten 270 vota elektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *