E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

SHBA “fundos” Berishën/ Ish-kandidati i PS: Më mirë ta “rrihnim” ne sesa të huajt

Ish-kandidati i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca komentoi në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

 

Reklamë

Teksa e konsideroi një akt politik dhe jo juridik, Ndreca shtoi se në rrafshin personal, nuk i ngjalli një ndjesi të mirë.

 

“Në fund të ditës, ne e njohim shumë mirë veprimtarinë dhe mëkatet e Berishës. Por mbetet i yni, dhe do ishte mirë që ta rrihnin ne, jo të huajt. Sakaq, politkisht, mund të them që është një notë që i kanë vendosur karrierës politike të Berishës që ishe e mbushur me mëkate. Deklarimi i papranueshëm është një akt politik, jo juridik. Përmes kësaj deklarate publike, institucionet  tona ligjzbatuese duhet të verifikojnë sa është e mundur.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë