E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SHBA forcon bashkëpunimin me SPAK kundër krimit të organizuar ndërkombëtar

Ilustrim · Vizion Plus

Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, përmes OPDAT, ka sjellë SPAK-un në qendër të përpjekjeve ndërkombëtare kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, e cila njofton se Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave, IDEC40, të organizuar nga Agjencia Amerikane kundër Narkotikëve (DEA) në Buenos Aires.

Konferenca përbën një nga forumet kryesore globale të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për koordinimin dhe bashkërendimin e operacioneve kundër organizatave kriminale ndërkombëtare.

Në kuadër të IDEC40, prokurorë të SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina.

Sipas Ambasadës amerikane, këto takime synojnë forcimin e marrëdhënieve dhe koordinimit operacional për të luftuar kërcënimet e krimit të organizuar ndërkombëtar në Europë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.

Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e luftës kundër trafikut të drogës dhe organizatave kriminale mbetet një prej prioriteteve të përbashkëta të autoriteteve shqiptare dhe amerikane.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh