Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikonfirmuan edhe një herë mbështetjen ndaj Shqipërisë si një ndër aleatet më të mira ndër vite ne fushën ushtarake dhe jo vetëm.

 

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë,  Leyla Moses Ones tha se forcat shqiptare janë ndër forcat me profesionale dhe u shpreh optimiste se bashkëpunimi i frytshëm ushtarak do të vazhdojë mes dy vendeve.

 

 “Forcat shqiptare janë disa prej forcave me profesionale me të cilat kanë punuar ndonjëherë forcat tona. SHBA mbështet Forcat e Armatosura shqiptare sepse kane treguar pafundësisht nder vite se ato janë te përgatitura te gatshme dhe te afta te luftojnë krah per krah me trupat amerikane dhe të NATO-s        kudo ne çdo kohe ne çfarëdo kushtesh dhe pa paralajmërim.”

 

Ndërkohë ministrja Xhacka pohoi se Forcat e Armatosura janë modernizuar falë angazhimit maksimal edhe nga SHBA.

 

“Nëse sot bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ushtarake mes vendeve tona dhe forcave te armatosura janë më të forta se kurrë, kjo i dedikohet në një masë te madhe edhe angazhimit të palodhur të dy miqve  aq të mirë të Shqipërisë dhe shqiptareve. Këto certifikata janë një mënyrë vërtet shumë modeste për tu shprehur atyre mirënjohjen me të thelle, më të  sinqertë për ndihmë.  Dhe mbështetjen që SHBA i kanë dhënë forcave të armatosura shqiptare gjatë këtyre 30 viteve.”

 

Ministrja e Mbrojtjes nderoi me Medaljen e Mirënjohjes Zyrën e Atasheut Ushtarak të SHBA në Tiranë, si falenderim për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *