Subscribe

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se në takimin e sotëm me përfaqësuesit politik, SHBA ka shprehur shqetësim mbi financimet e huaja të partive politike.

 

Për mediat, Celibashi ka deklaruar se është e nevojshme për një kuadër të ri ligjor për të hetuar financat e partive politike.

 

“Përcollën shqetësim që të rrisin vëmendjen dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë që paratë dhe financimet e huaja dhe jo vetëm ato ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare. Ajo që mund të thuhet është se ka nevojë të kuadrit ligjor që KQZ t’i japin mundësi praktike të hetojnë m thellë me sasinë e parave nga pikëpamja administrative, nga i marrin, si i përdorin, kjo është evidente ndoshta.

 

Një lloj informimi dhe përcjellja e një shqetësimi, nuk u bën diskutime, ata si përfaqësues të PD konfirmojnë nevojën për ta qasur nga pikëpamja rregullatore, në vijim do ketë ndryshime”, tha Celibashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *