E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA e Rusia përplasen në Këshillin e Sigurimit për sulmin në Siri

Bombardimi i bazës ajrore siriane ka shkaktuar debate në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që u mblodh këtë të premte. Përplasje është shënuar mes përfaqësuesve të Rusisë dhe SHBA.

 

“Sulmi i paligjshëm ushtarak amerikan me raketa ka inkurajuar terroristët në Siri. Kur ju merrni një rrugë të vetëm, kjo çon në tragjedi të tmerrshme në rajon.”

 

Reklamë

Ai ka shtuar se SHBA i frikësohen një hetimi real për sulmin kimik dhe kërkoi ndalimin e menjëhershëm të agresionit. Por ambasadorja e SHBA u kundërpërgjigj.

 

“Shtetet e Bashkuara vepruan për t’u siguruar se presidenti Assad nuk do të përdorë më armë kimike. Rusia dhe Irani qëndrojnë pranë qeverisë siriane kur ajo kryen krime. Forcimi i Asadit do të çonte drejt të tjera vrasjeve.”

 

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres bëri thirrje për vetëpërmbajtje, ndërsa ambasadori britanik, Matthew Rycroft, doli në mbrojtje të sulmeve amerikane, duke thënë se ato ishin një përgjigje ndaj akteve të rënda.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë