E premte, 2 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA e para në botë për numrin e të infektuarve/ Trump i kërkon ndihmë Kinës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë në botë për numrin e infeksioneve me koronavirus. Deri tani janë rreth 84 mijë të prekur. Në këtë nënyrë SHBA tejkalon Italinë që ka 80.539 raste, por edhe Kinën me 81,782 raste.

 

Reklamë

Sipas një studimi të bërë nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit, pandemia  mund të vrasë më shumë se 81,000 njerëz në SHBA. Numrin e madh të të infektuarve Presidenti Donald Trump e ka justifikuar me numrin e madh të testeve të tampon që janë kryer në vend.

 

Dje në mbrëmje, Trump pati edhe një telefonatë me presidentin kinez Xi Jinping, të cilit i kërkoi ndihmë dhe bashkëpunim.

 

“Diskutuam me detaje për koronavirusin që po shkatërron planetin tonë. Kina k shumë përvojë dhe njohuri për virusin. Ne do të punojmë ngushtë me Kinën.”

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë