Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja premtuan unitet në trajtimin e sfidave, përfshirë luftën kundër terrorizmit, kërcënimet në internet dhe forcimin e sigurisë së energjisë, shtatë dekada pas vendosjes së partneritetit ndëratlantik.

 

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo niset të martën në Bruksel për të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s dhe për t’u takuar me aleatët kryesorë të saj.

 

Sipas Departamentit të Shtetit, “Sfidat e reja të sigurisë dhe kërcënimet si terrorizmi dhe siguria e energjisë” do të kryesojnë axhendën e bisedimeve të zotit Pompeo përpara takimit të udhëheqësve të NATO-s në Londër në muajin dhjetor.

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i tha javën e kaluar Zërit të Amerikës se “Bota jeton sot në një kohë krejtësisht të re ku ka terrorizëm, ku balanca e forcës po ndryshon në shkallë globale.”

 

Të gjithë aleatët e NATO-s janë pjesë e Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in, i përqendruar te grupi terrorist Shteti Islamik./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *