E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SHBA e BE: Votoni demarkacionin

SHBA dhe BE i kërkojnë njëzëri deputetëve të kuvendit të Kosovës që të votojnë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi. Ambasadori i SHBA-së Greg Delawi ka përshëndetur debatin që zhvillohet në nivel ekspertësh, ndonëse në gjykimin e tij, kjo gjë duhej të ishte zhvilluar para paktit me Malin e Zi. Por si Delawi ashtu edhe përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Kosove, kanë kërkuar miratimin e këtij pakti pasi deri më tani nuk ka fakte që të vërtetojnë humbjen e territorit. Madje zyrtari i BË-së i rikujton klasës politike në Kosove, se demarkacioni është kusht për liberalizimin e vizave me shtetin më të ri në Ballkan. Nga ana tjetër paralelisht me tryezën e ekspertëve kryeministri Mustafa thirri mbledhjen e qeverisë për të rikonfirmuar qëndrimin pro votimit të paktit për kufirin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë