Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump ka rikonfirmuar përkushtimin për mbrojtjen e Japonisë e Koresë se Jugut, nga çfarëdolloj sulmi të mundshëm  prej fqinjit verior. Angazhimin e shefit te Shtëpisë se Bardhe e ka bërë të ditur kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, pas bisedës telefonike që dy liderët kane zhvilluar me njeri-tjetrin. Ata kanë vlerësuar se programi raketor i Koresë së Veriut, është një kërcënim serioz  në rritje, si dhe kanë shprehur përkushtim për intensifikimin e presionit ekonomik e diplomatik ndaj Penianit, pas testit të fundit të raketës balistike ndërkontinentale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *