E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA do të dërgojnë 20,000 trupa në Evropë

Shtetet e Bashkuara gjatë muajit prill dhe maj pritet që të dërgojnë 20,000 trupa në Evropë për manovra ushtrake.

 

Ky është një ndër veprimet ushtarake më të mëdha në tokën evropiane që nga Lufta e Ftohtë dhe nënvizojnë angazhimin e Uashingtonit ndaj NATO-s.

 

Reklamë

Ndërkohë SHBA do të provojnë aftësinë për të transportuar trupat e tyre përtej Atlantikut, në Belgjikë dhe Hollandë dhe pastaj për t’i lëvizur me shpejtësi drejt Lindjes përmes Gjermanisë në Poloni dhe përgjatë krahut lindor të NATO-s. Pas manovrave, trupat do të kthehen në Shtetet e Bashkuara.

 

NATO-ja ka dërguar tashmë batalione në Balltik dhe Poloni për të parandaluar inkursione të mundshme ruse, por tani synon të jetë në gjendje të mbështesë çdo operacion ushtarak.

 

Gjithashtu qeveritë evropiane janë duke shpenzuar më shumë për t’i mbajtur në gatishmëri forcat e tyre ushtarake.

Vazhdo të lexosh

Reklamë