Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në dijeni për të gjitha teknikat që Rusia mund të përdorë për të minuar qeverinë ukrainase, por do të vazhdojë të angazhohen në bisedime diplomatike.

 

Kështu u shpreh sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, duke shtuar se vetëm përmes bisedimeve mund të qetësojnë situatën në Evropën Lindore.

 

ANTONY BLINKEN

SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT

“Sigurisht që ka mundësi që rusët nuk janë aq sa të duhet të angazhuar në diplomaci dhe diskutimet e fundit  mund të mos ndikojë në vendimin e tyre përfundimtar, nëse do të pushtojnë apo do të ndërhyjnë në një mënyrë, në Ukrainë.  Por ne kemi një përgjegjësi për të vazhduar rrugën diplomatike, duke shkuar sa më larg të mundemi, sepse është mënyra më e përgjegjshme për t’i dhënë fund kësaj situate”

 

Por kryediplomati amerikan hodhi poshtë pretendimet që do të vendosen sanksione të menjëhershme ndaj Rusisë.

 

Blinken sqaroi se një veprim i tillë do të dobësonte aftësitë e Perëndimit për të paralajmëruar Moskën në rast se do të kryente një sulm ushtarak ndaj Ukrainës.

 

“Kur bëhet fjalë për sanksione, qëllimi i tyre është të pengojnë agresionin rus. Dhe ndaj, nëse ato do të vendoseshin tani, e humbasin efektin parandalues. Edhe një ushtar i vetëm rus të hyjë në Ukrainë në mënyrë agresive, kjo do të shkaktonte një reagim të fortë nga perëndimi.”

 

Departamenti amerikan ka urdhëruar largimin e familjarëve të punonjësve në ambasadën në Kiev. Uashingtoni i ka bërë gjithashtu thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të largohen nga Ukraina, për shkak të kërcënimit të ndërhyrjes ushtarake nga Rusia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.