Një pjesë e madhe e Shteteve të Bashkuara ndodhet në mesin e një vale të nxehti.

Temperaturat tashmë kanë arritur nivele të larta në verilindje dhe në pjesën veriqëndrore të vendit dhe pritet të rriten në shifra rekord gjatë fundjavës. Njerëzit janë paralajmëruar të pijnë sa më shumë ujë.

Parashikuesit e motit thonë se më shumë se 87 milionë amerikanë do të preken nga temperaturat rekord që do të rriten ndjeshëm ditën e shtunë.

Temperatura në Uashington DC, kryeqytetin e vendit, pritet të arrijë në 43.3 gradë Celsius. Meteorologët thonë se një kohë të shkurtër, do të ndihet po aq e nxehtë në Uashington sa dhe në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në botë.

Eksperti i Shërbimit Kombëtar të Motit Greg Carbin thotë se vala e nxehtit “do të jetë e shkurtër dhe përcëlluese”.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi popullatën të shmangë aktivitet e forta fizike në fundjavë dhe të ketë qasje tek ajri i kondicionuar. Sipas ekspertëve automjetet nga brenda, mund të arrijnë temperatura vdekjeprurëse brenda pak minutash./VOA

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *