SHBA i ka dhuruar Shqipërisë një sasi të konsiderueshme me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me COVID19 në Shqipëri.

Lajmi u bë publik nga Ambasadorja Yuri Kim.

 

“Jam krenare që mbikëqyra dhurimin e pajisjeve personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara për aleaten tonë Shqipërinë, për të ndihmuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë”.

 

Ministrja Manastirliu teksa ndau lajmin, falenderoi Ambasadoren Yuri Kim dhe popullin amerikan për këtë ndihmë.

 

“Miku i mirë njihet në ditë të vështira” shkruan ministrja mes të tjerash.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *