Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhuruan 29 mjete të blinduara për këmbësorinë e Forcave Tokësore. Mjetet u dorëzuan nga ambasadorja Yuri Kim te ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Ndihma materiale, teknike dhe modernizuese e SHBA, i ka dhënë dhe u jep ushtarakëve tanë më shumë fuqi, forcë dhe efektivitet në operacionet brenda dhe jashtë vendit. Në sajë të kësaj ndihme, ata janë më të trajnuar për të përmbushur me sukses pothuajse të gjithë spektrin e misioneve dhe detyrave. Kjo mbështetje e vazhdueshme e fuqishme dhe thelbësore ju ka dhënë veçanërisht trupave tanë të angazhuar jashtë vendit më shumë besim, siguri dhe dinjitet në krye të detyrave të tyre. Modernizmi i teknikës dhe i pajisjeve duke filluar me mjete komunikimi detare, ajrore, mjete të blinduara dhe pajisje të tjera luftarake tokësore, mjete të mbrojtjes kimike e të tjera, ka qenë domethënëse për FA. 29 mjete të blinduara dhe armatimi luftarak për të cilat jemi mbledhur sot në ketë event sigurisht që nuk janë dhe nuk do të jenë të fundit. Kjo ndihmë dhe mbështetje për forcimin e muskujve ushtarakë të dy prej njësive tona kryesore siç janë batalioni i II dhe ai i Forcave Speciale është shumë më tepër se kontributi real dhe konkret rritjen e kapaciteteve të tyre operacionale luftarake”, tha Niko Peleshi.

Kurse Yuri Kim tha se dhurimi i mjeteve të reja kontribuon në transformimin e batalionit të II të këmbësorisë, nga një batalion i lehtë, në një batalion të mekanizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *