E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SHBA: Dhuna në protestë, krim që duhet vënë para përgjegjësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpërndanë një mesazh drejtuar partive opozitare dhe mbështetesve të saj para nisjes së protestës së kësaj të shtune.

Ambasada i bën apel të gjithë pjesmarrësve në protestë, qytetareve dhe policisë që të qëndrojnë larg dhunës duke sjellë në vëmendje se përplasjet, përdorimi i mjeteve plasëse, bombave molotov e gurëve është e paligjshme.

Madje SHBA bëjnë thirrje se ata që përfshihen në akte dhune e që logjikisht kryejnë një krim, duhet të vihen para përgjegjësisë.

Selia diplomatike e SHBA në Tiranë bën thirrje që palët të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nisin dialogun konstruktiv.

Reklamë

 

Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesmarrësve në protestën e sotme – si qytetarëve ashtu edhe forcave ligjzbatuese – që të përmbahen duke qëndruar larg dhunës. Nxitja e përplasjeve fizike apo hedhja e mjeteve plasëse, bombave molotov dhe gurëve, është jodemokratike dhe e paligjshme. Ata që përfshihen në akte dhune kryejnë një krim dhe duhen vënë përpara përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të përfshihen në një dialog konstruktiv.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë