E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

SHBA dhe BE përshëndesin qeverinë në Shkup: Presim reforma!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, duke uruar kryeministrin Zoran Zaev dhe shumicën parlamentre.

 

”Si mike dhe partnere e Maqedonisë, SHBA-të me padurim presin që të punojnë me qeverinë e re për plotësimin e aspiratave euro-atlantike të vendit, për zbatimin e reformave urgjente me të cilat do të forcohet sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit, liria e mediave dhe përgjegjësia e qeverisë”, thuhet në urimin e Departamentit të Shtetit.

 

Reklamë

Nje mesazh urimi ka ardhur edhe nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisionari i BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, kanë përshëndetur zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë.

 

“BE është e gatshme të mbështesë punën e Qeverisë, si dhe të opozitës, në mënyrë që të zbatohen të gjitha pjesët e Marrëveshjes së Përzhinës (për zgjidhjen e krizës politike)”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

 

Mogherini dhe Hahn kanë shfaqur shpresën se partitë parlamentare do t’i lënë dallimet mënjanë dhe do të punojnë bashkërisht në agjendën e reformave, nga të cilat do të përfitojë e gjithë Maqedonia.

 

“Kjo është e rëndësishme për rikthimin e vendit në rrugën evropiane – proces të cilin qytetarët e duan dhe e meritojnë”, kanë thënë Mogherini dhe Hahn.

Vazhdo të lexosh

Reklamë