Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar kundër Iranit, pas sulmit kibernetik mbi sistemin Tims në Shqipëri.

 

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në një postim në rrjetin social “twitter”, ka dënuar sulmin dhe ka theksuar se po mbështet përpjekjet e shqipërisë për t’u rimëkëmbur.

 

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë në Nato, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e Shba po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për t’u rimëkëmbur.”-ka deklaruar  këshilli i sigurisë kombëtare.

 

Dy ditë më parë Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj ministrisë iraniane të zbulimit dhe ministrit të saj Esmail Khatibi për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shba përfshi këtu edhe sulmin ndaj Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *