Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar dhunën e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha në protestën e 8 janarit para selisë së partisë Demokratike.
Zëvendësndihmës Sekretar i shtetit për Evropën, Gabriel Escobar, tha për zërin e Amerikës se aktet e dhunshme nuk mund të përdoren për t’u bërë udhëheqës i një partie politike.
GABRIEL ESCOBAR
ZV/NDIHMËS SEKRETAR I SHTETIT, SHBA
“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partneri i rëndësishëm i joni tani”
Diplomati i lartë amerikan u shpreh se Uashingtoni do të vazhdojë të jetë e angazhuar në çështjet e Ballkanit Perëndimor.
“Në do të jemi shumë të angazhuar në këtë proces, jo vetëm në serbi dhe kosovë, por në përgjithësi në rajon. Jo vetëm për cështjet politike, por edhe për cështjet ekonomike.”
Protesta e 8 janarit që u organizua nga ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e u shoqërua me akte dhune kur demokratët tentuan të hynin në selinë blu.
Ndërkohë një ditë më parë kryesia e partisë përjashtoi përfundimisht Sali Berishën dhe disa deputetë të tjerë.