Ambasada e Shteteve te Bashkuara i rikthehet serish gjyqit te Emiljano Shullazit dhe dënimit te tij nga Krimet e Rënda.

 

Zëvendës ambasadori amerikan në detyrë Daniel Koski është shprehur se të gjithë duhet të gëzojnë për procesin e drejtësisë.

 

“Më 13 nëntor, Gjykata dënoi Shullazin dhe grupin e tij. Është e lehtë të gëzohesh për atë vendim. Por ne duhet të festojmë edhe vetë procesin. Kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësisht zhurmës. Në fund, ishte diçka e zakonshme. Prokurorët paraqitën çështjen e tyre, Gjykata e konsideroi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë, dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet”, – thuhet ne reagimin e Selisë Diplomatike Amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *