Demokratet ne SHBA nuk po gjejnë qetësi pas vendimit te FBI per te rihapur hetimet per përdorimin e nje serveri privat e-maili te Hillary Clinton.

“Ata e cilësojnë ketë ndërhyrje ne procesin zgjedhor. Kjo lëvizje surprize erdhi shume pranë dates se zgjedhjeve dhe lideri demokrat ne Senat Harry Reid tha se FBI mund te ketë shkelur ligjin, i cili nuk lejon zyrtaret te ndikojnë ne zgjedhje.”

Megjithatë jane 650 mije e-maile qe do te hetohen nëse përmbajnë apo jo ndonjë informacion te konsideruar seret, c’ka e bën te pamundur qe hetuesit te japin nje verdikt përpara 8 nëntorit. FBI ka marre gjithashtu nje mandat per te kontrolluar e-mailet qe i përkasin ndihmëses kryesore te Clinton. Nga ana tjeter Reid ka akuzuar drejtorin e FBI, Comey se po fsheh informacione per lidhje te ngushta mes kandidatit republikan Trump, këshilltareve te tij kryesore dhe qeverise ruse. Sipas tij, publiku duhet te njihet me keto te dhëna. Lajmi per rihapjen e hetimeve per Clinton duket se ka ndikuar ne sondazhe, ku rivali i saj Trump e ka ngushtuar diferencën vetem me nje perqind ne rang kombëtar, megjithatë rezultatet mund te ndryshojnë serish ditet e fundit te fushatës. Përcaktues eshte rezultati ne shtetet e rëndësishme, qe kane numër te larte votash elektorale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *