Ndërsa dhe nje jave na ndan nga zgjedhjet presidenciale ne SHBA, kandidati republikan Donald Trump ka kaluar ne sondazhe rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton. Anketa e fundit e ABC News dhe Washington Post tregon se multimiliarderi ka nje kryesim te lehte me nje perqind ndaj Clinton, 46 me 45 perqind te preferencave. Ndonëse diferenca është e ngushte, duke iu referuar anketave te këtyre dy mediave, ai ka dale per here te pare ne krye qe nga muaji maj. Kjo u ka dhëne shprese mbështetësve republikane, qe kane marre zemër edhe nga rihapja e hetimeve per e-mailet e ish-sekretares se Shtetit. Megjithatë, Clinton kryeson ne 5 sondazhe te tjera me diference 3-4 perqind. Ndërkaq, sulmet e kampit demokrat ne adrese te drejtorit te FBI-se Xhejms Komei per rinisjen e hetimeve nuk janë ndalur. Drejtuesit e fushatës se Clinton e kane cilësuar ate si njeri me dy standarde, pas deklaratave te tij per te shmangur lidhjet apo ndërhyrjet e Rusisë ne punët e brendshme te SHBA-ve per çështjen e emaileve. Departamenti i Drejtësisë tha se po punon me FBI qe hetimet te kryhen sa me shpejt. Gjithashtu, detaje te reja janë publikuar nga Nju York Times per nje hetim per shmangien e taksave nga Trump. Sipas shkrimit, miliarderi ka shmangur per vite te tera pagesën e taksave, duke përfituar nga vakumet e nje ligji te mëparshëm. Megjithatë, nuk do te mësohet asnjëherë shuma qe Trump ka kursyer si mospagese taksash, pasi vete ai vendosi nje precedent negative ne historinë e presidencialeve amerikane, duke mos bere transparencën e faturave, pas thuajse 4 dekadave qe ndiqej kjo praktike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *