E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

SHBA – Britani: Votim i hapur për krerët e gjykatave në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, kanë reaguar për emërimet e fundit të kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Supreme, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Në njoftimin për media, ambasadat shprehen të zhgënjyera me vendimin që votimi të mbahet i fshehtë. Ata besojnë se votimi i hapur do të dërgojë sinjal të fortë të përkushtimit të këshillit gjyqësor të Kosovës ndaj parimeve të transparencës, meritokracisë dhe llogaridhënies. Por, përsëritja e procesit të rizgjedhjes së kryetarëve, ka vënë në dyshim përkushtimin e sinqertë ndaj këtyre parimeve. Nga ana tjetër, ambasadat kërkojnë përkushtimin e të gjithë anëtarëve të këshillit dhe një lidership të fuqishëm.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë