Samiti i 45 i 7 vendeve më të industrializuara në botë po vijon ditën e dytë të bisedimeve në Biarritz të Francës.

 

Pas një mëngjesi pune këtë të diele, presidenti i SHBA Donald Trump dhe kryeministri britanik Boris Johnson kanë premtuar se pas divorcit të Britanisë me BE, do të nënshkruajnë një marrëveshje të madhe tregtare mes tyre.

 

 “Mendoj se Boris është njeriu i duhur për të zgjidhur çështjen e Brexit, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe po mendojmë që të forcojmë marrëdhëniet tona tregtare. një marrëveshje bilaterale pas Brexitit mund të çojë në një rritje deri në 5 herë të tregtisë mes dy vendeve tona.”

 

Ndërsa kryeministri britanik tha se i ka kërkuar presidentit amerikan që të heqë barrierat tarifore ndaj disa bizneseve vendase.

 

 “Kemi folur me presidentin Trump për problemet tona dhe ka mundësi që kompanitë në Mbretërinë e Bashkuar të hapen në të ardhmen për tregun amerikan, por fillimisht duhet që SHBA të heqë kufizimet për bizneset britanike.”.

 

Kryeministri Johnson gjithashtu do të zhvillojë bisedime me Presidentin e Këshillit të BE-së Donald Tusk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *