Shtetet e Bashkuara të Amerikës fajësojnë opozitën shqiptarë për dështimin e takimit Rama-Basha për reformën në drejtësi, ndërsa mbështesin hapur qeverinë për të miratuar draftin në parlament. Përmes një deklarate për mediat ambasada e SHBA-së në Tiranë, me një gjuhë të drejtpërdrejtë, thekson se ndryshe nga përfaqësuesit e qeverisë, të cilët u treguan fleksibël në këto bisedime, ato të opozitës nuk bënë të njëjtën gjë,  duke sjellë dështimin e takimit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh zhgënjimin e saj që takimi i 6 qershorit mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha nuk arriti një vendim përfundimtar mbi reformën në drejtësi. Qeveria shfaqi fleksibilitet, por në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë. Prandaj, qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e qeverisë shqiptare për ta çuar draftin drejt miratimit. Do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar,  apo nëse do ta mbështesin këtë reformë”.

Qëndrim disi më të moderuar ka mbajtur selia diplomatike e BE-së në Tiranë. Në deklaratën e saj theksohet se Brukseli shpreh zhgënjimin për dështimin e këtyre bisedimeve, ndërsa inkurajojnë vijimin e dialogut.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE-së në Tiranë shprehin keqardhjen që udhëheqësit politikë në Shqipëri nuk mundën të arrinin të hënën një marrëveshje për reformën në drejtësi. Ne e mbështesim fort vazhdimin e procesit demokratik për të siguruar miratimin e propozimit aktual legjislativ, i cili përputhet plotësisht me standardet evropiane dhe angazhimet e shqipërisë ndaj be-së. të gjithë anëtarët e kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv.

Të hënën, takimi që zgjati për afro tre orë përfundoi pa asnjë rezultat. Kryeministri Rama tha pas tryezës se qeveria është e vendosur të dërgojë në Kuvend për votim reformën në drejtësi. Por lideri i opozitës Basha akuzoi kreun e qeverisë se me qëndrimet e tij kishte paracaktuar dështimin. Ndërsa u përpoqën me çdo mjet te bindin opozitën, tani ndërkombëtaret kërkojnë miratimin e draftit te reformës ne drejtësi, pavarësisht qëndrimit kundërshtues te demokrateve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *