Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur opozitën për kthimin në tryezë për reformën zgjedhore.

 

Në vecanti theksi eshte vendosur tek vendimi  i kreut të partise demokratike Lulzim Bashe i cili sipas Uashoingtonit ka treguar nje udheheqesi te vertete.

 

 

AMBASADA AMERIKANE NE TIRANE

 

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë.

 

Gjithashtu selia diplomatike amerikane ka nënvizuar rendesine e mbajtjes se zgjedhjeve te lira dhe demokratike dhe ti jape fund blerjes se votes.

 

AMBASADA AMERIKANE NE TIRANE

 

 Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votes. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo.

 

Edhe Bashkimi Europian përshëndeti këtë angazhim të opozitës, duke theksuar se nevojitet dialog i plotë.

 

LUIGI SORECA

 

AMBASADOR I BE NE TIRANE

 

Ne mirëpresim angazhimin e liderëve të partive opozitare shqiptare në kontekstin e tryezës së sotme për reformën zgjedhore, organizuar nga OSBE. Shqipërisë i duhet dialog i plotë ndër-partiak për të zbatuar me shpejtësi rekomandimet e ODIHR dhe për të kapërcyer situatën aktuale politike.

 

Opozita e bashkuar vendosi te marten qe ti pergjigjet pozitivisht fteses se OSBE per tryezen e reformes zgjedhore duke u ulur per here te pare perballe perafqesueve te mazhorances qe kur PD dhe aleatet dolen nga sistemi duke djegur mandatet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *