Subscribe

Zgjedhjet e pjesshme per Bashkinë e Dibrës duket se kane marre edhe vëmendjen e ndërkombëtareve. Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimi Europian kane akredituar vëzhgues per te monitoruar procesin e 11 shtatorit, ku qytetaret e Dibrës do te vendosin cili do te jete kryetari i bashkisë se tyre. 2 vëzhgues amerikane, 5 nga Bashkimi Europian e nje nga ambasada e Suedisë do te jene ne Dibër per te vëzhguar procesin e votimit e te numërimit. Ndërkaq edhe ketë here duket se problemi kryesor ne administrimin e procesit zgjedhor mbetet ndërrimi i komisionereve ne minutat e fundit nga partitë politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 98.3% e anëtarësisë së Komisioneve të Qendrave të Votimit është ndryshuar dhe ju mungon trajnimi rreth procesit. Masa per 11 shtatorin ka marre edhe Policia e Shtetit, e cila njofton se ka përfunduar trajnimi i forcave qe do te mbikëqyrin zgjedhjet ne Dibër. Në Drejtorinë e Policisë Vendore Dibër është ngritur edhe Grupi i drejtimit për menaxhimin e procesit zgjedhor pasi ne Bashkinë e Dibrës janë 118 Qendra votimi, të gjitha të mbuluara me punonjës policie. 57 mije qytetare janë thirrur te dielën per te zgjedhur kryetarin e bashkisë se Dibrës. Ne këto zgjedhje garojnë dy koalicione; Aleanca për Shqipërinë Europiane me 4 parti qe mbështet kandidatin Muharrem Rama dhe koalicioni Aleanca Popullore per Pune dhe Dinjitet qe mbështet kandidatin Sherefedin Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *