E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA–BE: Jo reprezalje në Turqi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian i bëjnë thirrje Turqisë që të respektojë kushtetutën dhe liritë e të drejtat e njeriut në ndëshkimin e ushtarakëve dhe personave të tjerë që akuzohen, se kanë bashkëpunuar me ta në tentativën për grushtin e shtetit. Sekretari amerikan i shtetit Kerri dhe përfaqësuesja për politikë të jashtme të unionit, Federika Mongerini, i bënë këto komente, para takimit të ministrave të jashtëm në Bruksel.

Xhon Kerri: Ne qëndrojmë qartësisht përkrah lidershipit të zgjedhur në Turqi. Por kërkomë gjithashtu që qeveria turke të ruajë qetësinë dhe stabilitetin në vend. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje qeverisë në Ankara të respektojë standarted më të larta demokratike dhe ato të sundimit të ligjit. Ne mbështesim qasjen për dënimin e komplotistëve, por nga ana tjetër jemi të shqetësuar për ndëshkueshmërinë e tyre, e cila duhet të jetë sipas ligjit në fuqi.

Federika Mogerini: Në bëjmë thirrje për respektim të plotë të kushtetutës dhe të drejtëve të njeriut për personat të cilët tentuan grushtin ushtarak në Turqi. Sundimi i ligjin duhet të mbizotërojë në këto momente. Sigurisht në ne shprehim shqetësimin tone për këto që po ndodhin në Turqi, por duam gjithashtu dhe respektimin e institucioneve, demokracisë dhe lirive themelore.

Në këtë takim të jashtëzakonshme i thirrur pas masakrës në Nice nga presidenti Fransua Hollande, krahas luftës ndaj terrorizmit është përfshirë në axhende dhe grushti i shtetit në Turqi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë