E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA, avioni “Boeing 737” përfundon në lumë

Një avion “Boeing 737” ka rënë në lumin “Saint Johns” në Florida. Avioni amerikan me 136 pasagjerë në bord dhe 7 pjesëtarë të ekuipazhit, bëri ulje të sigurt në aeroportin ushtarak Xheksonville, por rrëshqiti nga pista dhe përfundoi në lumë. Fatmirësisht avioni qëndroi mbi sipërfaqen e ujit dhe per pasoje asnjë nga pasagjerët nuk ka marrë lëndime serioze. Sipas autoriteteve, mbrëmjen e së premtes në Florida ka pasur reshje të shumta, çka dyshohet të jenë bërë shkak për incidentin. Megjithatë ata po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Aeroporti ndërkohë ka bërë të ditur se avioni ishte marrë me qira nga ministria e mbrojtjes. Ai po vinte nga baza amerikane e Guantanamos në Kubë. Shumica e pasagjerëve ishin ushtarë dhe familjarë të tyre.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë