Subscribe

Ambasadori Amerikan ne Tirane Donald Lu, ka shkuar herët ne mëngjes ne kryesine e kuvendit, këtë here jo për reformën ne drejtësi, por per dekriminalizimin. Diplomati amerikan ka takuar kryetarin e komisionit për dekriminalizimin Oerd Bylykbashi, nënkryetarin Taulant Balla dhe deputetin e LSI Luan Rama, te cilët i ka prezantuar me ekspertet amerikane qe do asistojnë hartimin e akteve nënligjore për dekriminalizimin. Pas largimit te ambasadorit, ekspertet amerikane i kane njohur politikanet shqiptare me procedurën qe ndiqet ne Shtetet e Bashkuara, per te kontrolluar zyrtaret e larte. Ka qene Oerd Bylykbashi, i cili qe ne muajin dhjetor i ka kërkuar asistence Ambasadës se Shteteve te Bashkuara, e ne takimin e kësaj të premteje, ekspertet kishin ardhur me draft, se si mund te jete efektiv dekriminalizimi ne Shqipëri.
Dekriminalizimi mbetet e vetmja reforme, për te cilën mazhoranca dhe opozita, kane gjetur gjuhen e kompromisit ne 3 vitet e fundit dhe palët mbeten te angazhuara qe edhe aktet nënligjore te bëhen me konsensus. Edhe Ambasada Amerikane ne nje postim ne rrjetin social Facebook ka shprehur mbështetje per procesin e dekriminalizimit duke sqaruar se ekspertët teknikë nga Shtetet e Bashkuara bënë një prezantim në parlamentin shqiptar mbi praktikat më të suksesshme në SHBA për hetimin e të kaluarës së zyrtarëve në qeverisje dhe udhëheqësve politikë.
Vitin e kaluar parlamenti miratoi me konsensus te plote ndryshimet kushtetuese dhe ligjin e ri per dekriminalizimin, por qe ky kuader ligjor te jete plotësisht efektiv komisioni do te hartoje edhe aktet nënligjore, te cilat pritet te mbyllen me mesin e majit mars Mbështetje për Zbatimin e Ligjit për Dekriminalizimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *