E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA, arrestohet agjentja ruse

Shtetet e Bashkuara kane arrestuar një grua 29-vjeçare ruse se ka vepruar si agjente e Moskës, ndërsa u infiltrua në grupet politike. Sipas prokurorisë Maria Butina kishte zhvilluar lidhje të ngushta me Partinë Republikane. Sipas akuzave ajo ka punuar në drejtimin e një zyrtari të lartë në Kremlin. Por mediat theksojnë se akuzat nuk lidhen me hetimin e Muellerit që po shqyrton ndërhyrjen e supozuar në zgjedhjet e vitit 2016.

 

Avokati i Butinës, Robert Driscoll tha se klientja e tij nuk ishte “një agjente”, por vetëm një studente e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai shtoi se nuk kishte asnjë shenjë se Butina po kërkonte të ndikonte ose të minonte ndonjë politikë apo ligj të veçantë në Shtetet e Bashkuara. Sipas FBI-së detyra e saj ishte të shfrytëzonte lidhjet personale që kishte me shtetas amerikanë me ndikim në politikë për interes të Rusisë.

 

Reklamë

Sipas prokuroreve, gruaja krijoi një grup mbështetje për të drejtën për të mbajtur armë para se të vinte në SHBA, në mënyrë që ta kishte më të lehtë të infiltrohej në radhët e republikanëve.

 

Në fakt, dyshohet se ajo mund të ketë tentuar të përdorë Shoqatën Amerikane të Armëve për të financuar fushatën e Trump dhe për të krijuar kanale dytësore komunikimi për qeverinë ruse. Arrestimi i 29 vjeçares saj vjen pikërisht kur Presidenti Trump është në shënjestër të kritikave se mbron pikëpamjen që Rusia nuk ndërhyn në Shtetet e Bashkuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë