E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SHBA: Arrestimi i Klement Balilit hap i madh

Ambasada amerikane në Tiranë, reagon për arrestimin e Klement Balilit, në reagimin e tij ajo ka kërkuar hetim të plotë dhe gjyq të shpejtë.

 

Ndër të tjera në reagimin e ambasadës thuhet se ky është një hap i madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit.

 

Reklamë

“Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë